• e martë, 24 dhjetor 2024

Borel: Për të qenë forcë politike, BE-ja duhet të jetë unike dhe të mos presë vendimet e SHBA-së

Borel: Për të qenë forcë politike, BE-ja duhet të jetë unike dhe të mos presë vendimet e SHBA-së

Bruksel, 18 nëntor 2024 (MIA) - Nëse dëshiron të tregojë se është forcë politike, Bashkimi Evropian duhet të mbetet e unifikuar dhe duhet të veprojë dhe të mos presë të reagojë ndaj vendimeve të SHBA-së, tha sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borel, para seancës së Këshillit për punë të jashtme të Unionit në nivel të shefave të diplomacisë, temat kryesore të të cilit janë gjendja në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet e bllokut me SHBA-në. 

"Në fillim të mandatit tim u desh të mësonim të përdornim gjuhën e forcës. Kjo sot vlen edhe më shumë se sa pesë vite më parë, por për të përdorur gjuhën e forcës dhe për të treguar se ke pushtet, duhet të jesh i vetëm. Nëse nuk jeni të vetmit, nuk mund të tregoni fuqi. Nuk ishim të vetmit shumë herë më parë. Nuk mund të pretendosh të jesh forcë politike nëse të duhen ditë, javë dhe muaj për të marrë një vendim për të vepruar", deklaroi Borel.

Ai theksoi se apeli i tij drejtuar ministrave të Jashtëm të BE-së është që të tregojnë unitet në vendimmarrje, sepse Rusia nuk do ta ndalë luftën nëse mendojnë për të, por duhet të marrin një vendim për të mbështetur Ukrainën.

Lidhur me bisedën telefonike të kancelarit gjerman Olaf Sholc me presidentin rus Vladimir Putin, Boreli tha se nuk e di se për çfarë kanë biseduar.

"Jam i sigurt se është pjesë e përpjekjes për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës. Detyra ime është të vazhdoj të mbështes Ukrainën dhe asgjë tjetër. Nuk më pengon dhe nuk më intereson kush me kë flet. Detyra ime është të bëj që Këshilli i Punëve të Jashtme të ndjekë vendimet që morëm dhe miratoi Këshilli Evropian për të mbështetur Ukrainën në mënyrë që ukrainasit të mund të rezistojnë", tha Boreli.

I pyetur nëse do të fliste personalisht me Putinin, Boreli tha shkurt: "Mendoj se jo". 

Ai shtoi se thirrjeve për bisedime paqësore, Putini po i përgjigjet me sulme të shtuara me dronë në infrastrukturën e komunikimit dhe civil të Ukrainës, veçanërisht infrastrukturën e energjisë elektrike duke dhënë përshtypjen se ai nuk dëshiron aspak të negociojë.

Sa i përket situatës në Lindjen e Mesme, Boreli tha se të gjitha fjalët që mund të thoshte për zhvillimet në rajon tashmë janë përdorur, duke treguar të dhënat e KB-së se që nga fillimi i konfliktit në Gazë janë vrarë rreth 40 mijë njerëz, prej të cilëve 70 për qind janë gra dhe fëmijë, ku viktimat më të shpeshta janë fëmijët nën moshën nëntë vjeçe.

Boreli informoi se do t'u paraqesë ministrave propozim që mund të miratohet në bazë të Marrëveshjes së Asociimit me Izraelin në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut, si dhe për të përmbushur angazhimin e BE-së për të mos tregtuar mallra të prodhuara në territoret e pushtuara në bazë të vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Më herët ishte bërë e ditur se Boreli do të propozojë ndërprerjen e dialogut politik në kuadër të Marrëveshjes së Asociimit ndërmjet BE-së dhe Izraelit, bazuar në vlerësimet se pala izraelite shkel të drejtat e njeriut dhe nuk respekton të drejtën ndërkombëtare humanitare. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR