• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borel: Orbani shkon në Tbilisi, por ai nuk e përfaqëson BE-në

Borel: Orbani shkon në Tbilisi, por ai nuk e përfaqëson BE-në

Bruksel, 28 tetor 2024 (MIA) – Kryeministri hungarez Viktor Orban pritet që sot të mbërrijë për vizitë dyditore zyrtare në Gjeorgji, por ai “nuk e përfaqëson Bashkimin Evropian”, theksoi Zhozep Borel, i cituar nga mediat franceze.

Orbani “sot shkon në Gjeorgji (...) pa dyshim që ta tregojë mbështetjen e tij për Qeverinë gjeorgjiane”, tha Boreli në intervistë për radion publike spanjolle. “Çka do që thotë Orbani gjatë vizitës së tij, ai nuk e përfaqëson Bashkimin Evropian”, shtoi shefi i diplomacisë evropiane.

Kryeministri kombëtar hungarez është lideri i vetëm i një vendi anëtar të BE-së i cili mbetet i afërt me Moskën. Ai është një nga të rrallët i cili reagoi për rezultatin në zgjedhje në këtë vend kaukazian, duke e uruar partinë “Ëndrra gjeorgjiane” për “fitoren bindëse”. 

Opozita gjeorgjiane proevropiane sot bën thirrje për protesta që t’i dënojë rezultatet e publikuara nga zgjedhjet parlamentare, të cilat sipas saj ishin “vjedhur” nga partia në pushtet. Presidentja Salome Zurabishvilli deklaroi se bëhet fjalë për “operacion special rus”, vërejnë mediat franceze. 

“Ushtruesi i detyrës kryetari i Bashkimit (Evropian) nuk ka kompetenca në sferën e politikës së jashtme”, theksoi Boreli, duke e shprehur mosbesimin e rritur të Brukselit ndaj shefit të Qeverisë hungareze, e cila kryeson me BE-në në këtë mandat gjashtëmujor. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR