• e shtunë, 09 nëntor 2024

Borel: Ofenziva izraelite ndaj qytetit Rafah vetëm do ta përkeqësojë krizën katastrofike humanitare

Borel: Ofenziva izraelite ndaj qytetit Rafah vetëm do ta përkeqësojë krizën katastrofike humanitare

Bruksel, 7 maj 2024 (MIA) - Izraelin natën e kalaur filloi ofenzivë tokësore ndaj qytetit Rafah edhe krahas paralajmërimeve për të mos e bërë atë, që dukshëm do ta përkeqësojë gjendjen katastrofike humanitare në Gazë, deklaroi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel para fillimit të mbledhjes së sotme në Burksel të Këshillit për punë të jashtme të Unionit në nivel të ministrave të angazhuar për bashkëpunim zhvillimor dhe ndërkombëtar.

"Edhe përkundër thirrjeve nga ana e komunitetit ndërkombëtar, SHBA-së, të gjitha vendeve anëtare të BE-së... drejtuar kryeministrit izraelit (Benjamin) Netanjahu të mos e sulmojë qytetin Rafah, sulmi filloi natën e kaluar. Druaj se kjo do të shkaktojë shumë viktima në civilë", shtoi Borel.

Ai theksoi se paraprakisht Hamasi u dakordua me planin e propozuar për ndërprerje të zjarrit në[ Gazë, por se ai ishte refuzuar nga ana e Izraelit, pas çka tani pason ofenziva izraelite në Rafah.

"Nuk mund t'i paramendoj humbjet humanitare që do të mund të shkaktohen. Është e qartë se vazhdimi i luftës do të shkaktojë krizë të re katastrofike humanitare, më e madhe se sa që ështët ani. Mbetet të shohim si do të përballemi me pasojat nga kjo situatë", tha Borel.

Borel paralajmëroi se për dimensionin politik të rasteve më të reja në Lindjen e Afërt do të bëhet fjalë në Këshillin e ardhshëm të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, pa saktësuar se kur do të mbahet.

Ai paralajmëroi se në takimin e sotëm do të bëhet fjalë edhe për mënyrat për mbështetje të Agjencisë së KB-së për ndihmë refugjatëve palestinezë në Lindjen e Afërt (UNWA), për sigurimin e mjeteve për realizimin e Planit për Ukrainën, si dhe për ngjarjet në Sudan. ab/

Foto: ЕBS

  

QËNDRONI TË LIDHUR