• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borel: Nevojitet armëpushim urgjent në Gazë

Borel: Nevojitet armëpushim urgjent në Gazë

 Bruksel, 29 dhjetor 2023 (MIA)  - Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Boreli, sot deklaroi se nevojitet armëpushim urgjent në Rripin e Gazës.

"Ofensiva tokësore izraelite në qendër të Gazës vazhdon të rezultojë me viktima të mëdha edhe krahas detyrimit të armatës izraelite për t'i mbrojtur civilët", ka shkruar Boreli në rrjetin social "X".

 Ai deklaroi se bombardimi i kampit të refugjatëve Magazi ishte një nga më vdekjeprurësit, duke shtuar se është regjistruar zhvendosja edhe e 150.000 njerëzve.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR