• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borel: Ministrat e BE-së do të bisedojnë për qëndrimet "e papranueshme" të Hungarisë

Borel: Ministrat e BE-së do të bisedojnë për qëndrimet

Bruksel, 22 korrik 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel sot deklaroi se në takimin e sotëm të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së do të diskutohen aktivitetet "e papranueshme" të kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Borel potencoi edhe se do të diskutohet për pozicionet "e papranueshme" të Hungarisë për rolin e BE-së në Ukrainë.

Sipas tij, vendet anëtare të BE-së patjetër duhet të debatojnë para se të marrin një vendim eventual se çfarë qëndrimi do të marrin për kryesimin hungarez me BE-në në muajt e ardhshëm. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR