• e premte, 27 dhjetor 2024

Borel konfirmoi se një diplomat i BE-së nga Suedia është arrestuar në Iran më shumë se një vit

Borel konfirmoi se një diplomat i BE-së nga Suedia është arrestuar në Iran më shumë se një vit

Bruksel, 5 shtator 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Zhozep Borel konfirmoi sot se Johan Floderus, një diplomat suedez që punon për BE-në, është mbajtur në Iran për më shumë se 500 ditë.

Duke mbërritur në një takim zhvillimi në qytetin spanjoll Kadiz,  Borel vuri në dukje se Brukseli "po bën presion të pamëshirshëm" për lirimin e diplomatit 33-vjeçar.

Floderus, i cili punonte për Shërbimin Evropian për punë të jashtme, u arrestua në aeroportin e Teheranit në prill 2022 ndërsa kthehej në shtëpi nga pushimet, publikoi dje Nju Jork tajms. Ai ndodhet në burgun Evin në kryeqytetin iranian për më shumë se 500 ditë.

Floderus mbajti disa poste në BE. Ai shërbeu si nidhmës i Komisionerit Evropian për Migracionin, Ilva Johanson, dhe iu bashkua EEAS në vitin 2019.

Peter Stano, zëdhënës i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, tha në një deklaratë se Komisioni është në kontakt me autoritetet suedeze në lidhje me përgjegjësinë e tyre konsullore. Ai nuk konfirmoi nëse Floderus është ende i punësuar nga EEAS. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR