• e premte, 27 dhjetor 2024

Borel: Jetojmë në kohë të vështira kur definohet paqja globale dhe e ardhmja e botës

Borel: Jetojmë në kohë të vështira kur definohet paqja globale dhe e ardhmja e botës

Bruksel, 6 nëntor 2023 (MIA)- Muajt ​​në vijim sigurisht që do të jenë momente për definimin e paqes globale dhe të ardhmes së botës dhe sigurisë dhe besueshmërisë globale të Bashkimit Evropian, tha sot Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borel në fjalimin hyrës në konferencën pesëditore Konferenca vjetore e euroambasadorëve në Bruksel.

"Është e qartë se jetojmë në kohë të vështira. Kur prezantova Kompasin strategjik pothuajse dy vjet më parë, thash se Evropa është në rrezik dhe kjo ishte para fillimit të agresionit rus në Ukrainë, para krizave aktuale të mëdha në rajonin e Sahelit dhe para shpërthimit të konfliktit midis Izraeli dhe Palestinës", tha Boreli.

Ai shtoi se nuk mund të kujtohet se Evropa është përballur ndonjëherë me sfida kaq të mëdha dhe kur ka pasur një rritje të tillë të dhunës dhe zhgënjimit, ku së bashku me krizën klimatike dhe ekologjike rrisin rreziqet e sigurisë si për rajonin ashtu edhe për vendet  fqinje evropiane. 

"Gjithnjë e më shumë jetojmë në një botë të multipolaritetit në rritje. Multipolariteti nuk shihet vetëm në kapacitetet ushtarake, jo vetëm në fuqinë ekonomike, por edhe në aftësinë për të menduar për qasje të ndryshme... Dhe ne jemi një nga faktorët rajonal. Ne nuk jemi fuqi ushtarake, aleancë ushtarake, nuk jemi as shtet, por jemi shumë më tepër se një fuqi rajonale në këtë botë ku të gjithë përpiqen të luajnë me të gjithë dhe nuk ka konsensus të qartë për vlerat. Kjo është një botë e ndarë", shtoi Borel.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë kundër politikës së fuqive është multilateralizmi dhe evropianët duhet të punojnë në rindërtimin e saj.

"Tragjedia aktuale në Lindjen e Mesme është rezultat i dështimit kolektiv politik dhe moral, për të cilin populli izraelit dhe palestinez paguajnë çmim të lartë", tha Boreli, duke shtuar se ky dështim është rezultat i mungesës së vullnetit politik për të zgjidhur problemin izraelito-palestinez".

Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare formalisht e mbështet zgjidhjen e problemit me modelin e krijimit të dy shteteve, por praktikisht nuk ka bërë asgjë kredibile për realizimin e saj. ss/

Foto: Skrinshot 

 

QËNDRONI TË LIDHUR