• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borel: Izraeli e ka financuar Hamasin për ta dobësuar administratën palestineze

Borel: Izraeli e ka financuar Hamasin për ta dobësuar administratën palestineze

Tel Aviv, 19 janar 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borel deklaroi sot se shteti izraelit ka financuar Hamasin palestinez me qëllim që ta dobësojë administratën palestineze.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu hodhi poshtë akuzat e kundërshtarëve të tij në Izrael dhe disa mediave botërore se qeveria e tij me vite në mënyrë aktive ka inkurajuar Hamasin në Gazë.

"Po, Hamasi është financuar nga Qeveria e Izraelit për ta dobësuar administratën palestineze të udhëhequr nga Fatah", ka thënë Boreli në një fjalim në Universitetin e Valadolidit por nuk ka hyrë në detaje rreth financimit të pretenduar, njoftuan mediat izraelite.

Hamasi mori pushtetin në Rripin e Gazës me forcë në vitin 2007 duke mundur Fatahun, një forcë lojale ndaj rivalit të saj, presidentit palestinez Mahmud Abas.

Që atëherë, administrata palestineze e Abasit qeveris vetëm me territorin tjetër palestinez, Bregun Perëndimor të okupuar.

SHBA së bashku me vendet e tjera angazhohen që administrata palestineze ta kthejë kontrollin mbi Gazën pas përfundimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, por me kusht që të reformohet.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR