• e martë, 24 dhjetor 2024

Borel: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të ishte disfatë për SHBA-në

Borel: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të ishte disfatë për SHBA-në

Kiev, 11 nëntor 2024 (MIA) - Fitorja e Rusisë në luftën kundër Ukrainës do të ishte disfatë për SHBA-nëm dekalroi shefi i politikës së jashtme të BE-së, Zhozep Borel, në kohë shqetësimi mes vendeve perëndimore se SHBA-ja mund ta ndalë ndihmën për Kievin gjatë mandatit të presidentit të sapozgjedhur, Donald Tramp.

"Është e qartë se kolapsi i Ukrainës dhe fitorja e (presidentit rus Vlladimir) Putinit në luftë nuk do të jenë fitore për udhëheqësinë amerikane", tha përfaqësuesi i alrtë për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë në intervistë për agjencinë Frans pres në Kiev.

Borel është funksionari i parë i BE-së që e vizitoi Kievin pas fitores së republikanit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, javën e kaluar.

Ardhja e tij ndodhë edhe në kohë të situatës së rëndë për ukrainasit në fushë-betejë, të lodhur në luftë pothuajse trevjeçare.

Kthimi i Trampit në Shtëpinë e Bardhë shkakton shqetësim në Ukrainë dhe Evropë për ndalimin e mundshëm të ndihmës amerikane dhe ushtarake financiare për Ukrainën që është kyçe për Kievin.

Gjatë fushatës presidenciale Trampi e solli në pikëpyetje këtë ndihmë dhe paralajmëroi se shpejtë do ta ndërprejë luftën në Ukrainë. Vizita e Borelit në Ukrainëm me siguri e tij e fundit sepse ai do të tërhiqet nga pozita në dhjetor, ka për qëllim ta bindë Kievin se ndihma evropiane do të vazhdojë.

Kremlini sot i demantoi shkrimet e Uashington postit për gjoja bisedë telefonike mes Trampit dhe Putinit me temë - lufta në Ukrainë.

Borel deklaroi se nuk ka informata për atë bisedë, por se dy liderët gjithsesi se do të bisedojnë.

"Kjo nuk është befasi", theksoi Borel, duke përkujtuar se liderët evropianë, prëfshirë edhe kancelarin gjerman Olaf Sholc paralajmëruan gatishmëri të bisedojnë me liderin rus.

"Kjo është pjesë e lojës", tha ai.

Në përgjithësi, evropianët deri më tani dërguan rreth 125 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, ndërsa SHBA-ja dha rreth 90 miliardë, sipas vlerësimeve të Institutit Kil.

"Nuk mund të parashoh se çfarë do të jetë pozita e SHBA-së", theksoi shefi i diplomacisë së BE-së.

Në të njejtën kohë, ushtarët ukrainas me muaj humbin tereritor në fushë-betejë nga forcat ruse më të nimërta dhe më të armatosura. ab/

Foto: Borel në X

QËNDRONI TË LIDHUR