• e shtunë, 23 nëntor 2024

Borel: Do të bisedojmë për sanksione ndaj Iranit dhe ndaj kolonëve të dhunshëm hebraik

Borel: Do të bisedojmë për sanksione ndaj Iranit dhe ndaj kolonëve të dhunshëm hebraik

Bruksel, 22 prill 2024 (MIA) - Në takimin e sotëm në kuadër për gjendjen në Lindjen e Afërt do të bisedojmë për pakon e sanksioneve për iranin për çka duhet të dakordohen të gjitha vendet anëtare, sepse për vendosjen e tyre nevojitet konsensus, paralajmëroi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel para fillimit të mbledhjes së Këshillit për punë të jashtme të BE-së në Luksemburg. 

"Do të bisedojmë ç[r vendosje të sanksioneve për programet iraniane për prodhim të predhave dhe dronëve", tha Borel, duke shtuar se tani për tani "në tryezë nuk janë" masat restriktive lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Ai para se ministrat do të bisedojnë edhe për gjendjen në Gazë, e cila, siç tha, vazhdimisht po përkeqësohet dhe ka bombardime të reja me viktima në civilë. Nga ana tjetër, sipas tij, rriten tensionet edhe në Bregun perëndimor, kështu që BE-ja "do të duhet të shqyrtojë" edhe sanksione të reja për kolonët e dhunshëm hebraik, pasi që javën e kalaur vendosi pako të vogël.

Lidhur me paralëajmërimet për kërkesë për shqyrtim të Marrëveshjes për asociim mes BE-së dhe Izraelit, Borel theksoi se nuk ka pasur ide për rishqyrtim, por të shohë "nëse ka diçka që mund të konsiderohet se ka efekte ndaj marrëveshjes".

Ai shtoi edhe se është kërkuar nga Izraeli të mos fillojë ofenzivë në Rafah me qëllim që të evitohen viktimat në civilë, sepse, siç tha, në rast të sulmit mund të masakrohen rreth një milion njerëz, duke shtuar se personalisht ai dhe vendet anëtare insistojnë  të mos ndodhë diçka e tillë, por se ai vendim nuk është në kompetenca të tyre.

Kur bëhet fjalë për Ukrainën, sipas Borelit, BE-ja punon çdo ditë në gjendjen e mënyrave për ta ndihmuar vendin dhe të përmbushen nevojat e saj.

Ai theksoi se BE-ja vazhdimisht bisedon me vendet anëtare për rritjen e dërgesavetë ndihmës ushtarake, përfshirë edhe mjetet për mbrojtje kundërajrore për Ukrainën.

Sipas tij, do të duhet të shihet që nga kjo mund të sigurohen vendet anëtare, sepse, siç tha, BE-ja nuk disponon me armë dhe çajisje ushtarake.

BBorel shtoi se krahas për gjendjet në rajinin mëtë gjerë të Lindjes së Afërt dhe në Ukrainë, në takim ministrat do bisedojnë edhe për ngjarjet në Sudan. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR