• e premte, 12 korrik 2024

Borel dhe Varheji: Gjenocidi në Srebrenicë është një nga momentet më të errëta në historinë moderne evropiane

Borel dhe Varheji: Gjenocidi në Srebrenicë është një nga momentet më të errëta në historinë moderne evropiane

Bruksel, 11 korrik 2024 (MIA) - Gjenocidi në Srebrenicë para 29 viteve është një nga momentet më të errëta në historinë moderne evropiane dhe është detyra jonë të nderojmë kujtimin e mbi 8.300 djemve dhe burrave që u vranë sistematikisht në kodrat që rrethojnë këtë qytet boshnjak, porositi përfaqësuesi i lartë i Komisionit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Zhosep Borel dhe eurokomisari për politikat e fqinjësisë dhe zgjerim Oliver Varhej në një deklaratë të përbashkët me rastin e 29 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

"Ju bëjë thirrje liderëve ta hedhin poshtë retorikën për ndarje dhe të veprojnë me të vërtetën, drejtësinë, besimin dhe dialogun. Shërimi i plagëve të së kaluarës kërkon njohjen dhe mësimin e fakteve historike, nderimin dhe kujtimin e viktimave, identifikimin e atyre që janë ende të zhdukur dhe sjelljen e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. Ky është çelësi për t'u përballur me rrënjët e urrejtjes që çuan në gjenocid", thuhet në deklaratë. 

Boreli dhe Varheji theksojnë se duhet të gjithë së bashku të ndërtojmë urat e pajtimit.  

"Mes nesh nuk ka vend për ata që e mohojnë gjenocidin, mundohen të riformësojnë historinë dhe t'i lavdërojnë kriminelët e luftës", shtohet në deklaratë.

Në të më tej thuhet se në mars të këtij viti, Këshilli Evropian vendosi që t'i fillojë bisedimet me Bosnje dhe Hercegovinën për anëtarësimin në BE, që paraqet një mundësi kyçe për vendin për të avancuar në reformat për forcimin e demokracisë, prosperitetin dhe sigurinë e popujve të saj dhe për qasjen e saj ndaj anëtarësimit në Union.

Gjatë kohës në luftës në BeH, forcat serbe të Bosnjës në periudhën nga 11 deri 31 korrik të vitit 1995 vranë mbi 8.300 djem dhe burra boshjak në rrethinën e Srebrenicës, pasi më parë mori kontrollin e këtij qyteti që ishte shpallur “zonë e sigurt” nën mbrojtjen e KB-së.

Sipas të dhënave të Komisionit federal për personat e zhdukur të Federatës së BeH, lista e të zhdukurve ose të vrarëve gjatë masakrës në Srebrenicë përfshin emrat e 8,372 personave. Deri tani janë identifikuar eshtrat e 6.838 viktimave të gjenocidit, prej të cilëve 6.671 janë vorrosur në Qendrën Memoriale në Potoçar. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR