• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borel: BE-ja planifikon në vitin 2024 t'i dërgojë ndihmë Ukrainës me vlerë 21 miliardë eurove

Borel: BE-ja planifikon në vitin 2024 t'i dërgojë ndihmë Ukrainës me vlerë 21 miliardë eurove

Bruksel, 31 janar 2024 (MIA) - Vendet nga BE-ja planifikojnë të dërgojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej të paktën 12 miliardë euro, derisa në dy vitet e para kjo ndihmë ka qenë 28 miliardë euro, deklaroi sot shefi i diplomacisë evropiane, Zhozel Borel.

Në konferencën për shtyp, pas takimit joformal të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel, Borel tha se BE-ja pret të arrijë në 52 për qind nga objektivi i saj për të dërguar një milion granata në Ukrainë deri në mars të këtij viti. Ai shtoi se kapaciteti i prodhimit të predhave të artilerisë në Evropë deri në fund të vitit do të arrijë 1,4 milionë në vit, ndërsa tash është pothuaj një milion.

Borel ka theksuar se vendet e BE-së planifikojnë të stërvisin edhe 20.000 ushtarë ukrainas, përveç 40.000 tashmë të trajnuar, që do të përbëjnë gjithsej 60.000 ushtarë.

Shefi i diplomacisë evropiane sot deklaroi se qëllimi i Bashkimit Evropian është që deri në 19 shkurt të fillojë misioni detar në Detin e Kuq, i cili duhet të mbrojë anijet tregtare, të cilët përballen me sulmet e Huthëve. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR