• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borel: BE-ja është e përkushtuar në mbështetjen për palestinezët, Komisioni evropian dërgon ndihmë të re prej 41 milionë eurove

Borel: BE-ja është e përkushtuar në mbështetjen për palestinezët, Komisioni evropian dërgon ndihmë të re prej 41 milionë eurove

Bruksel, 31 maj 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Boreë sot deklaroi se Unioni i mbetet besnik përkushtimit të vet për mbështetje të popillut palestinez, duke cekur se Komisioni evropian (KE) ka dërguar ndihmë të re në vlerë të përgjithshme prej 41 milionë eurove.

Borel në X shkroi se 25 milionë euro nga ajo shumë janëd edikuar për administratën palestineze, ndërsa 16 milionë euro për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë (UNRWA).

Borel theksoi se me këtë pagesë të fundit, KE-ja prej fillimit të këtij viti i ka dërguar ndihmë UNRWA-së në shumë të përgjithshme prej 66 milionë eurove. KE-ja kumtoi se ka ndarë transhë të dytë të ndihmës prej 25 milionë eurove për autoritetet palestineze për të kontribuuar për pagesë të rrogave dhe pensioneve të nëpunësve shtetërorë palestinezë, si dhe 16 milionë euro për UNRWA-në për sigurim të shërbimeve themelore për refugjatët palestinezë, siç janë shëndetësia dhe arsimi.

Pagesa prej 25 milionë eurove është transheja e dytë e paguar për administratën palestineze si pjesë e pakos së ndihmave në vlerë të përgjithshme prej 118,4 milionë eurove, që ishte miratuar në dhjetor të vitit 2023, ceket në ueb-faqen e KE-së. Transheja e parë e ndihmës ër administratën palestineze prej 25 milionë eurove ishte paguar në mars.

Me pagesën e transhesë së dytë prej 16 milionë eurove për UNRWA-në, ndihma e KE-së për këtë agjenci të KB-së prej fillimit të vitit u rrit në 66 milionë euro, nga gjithsej 82 milionë euro ndihmë e planifikuar për tërë vitin. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR