• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borë në Turqinë lindore

Borë në Turqinë lindore

Ankara, 4 tetor 2023 (MIA) - Bora shkaktoi vështirësi për shoferët në rrugë, në viset e larta në Turqinë lindore, ndërsa makinat për pastrimin e borës tashmë po punojnë, transmeton BTA duke iu referuar televizionit turk Si-En-En-Turk.

Në pjesën lindore të qarkut Van ra bora e parë për këtë sezon.

Reshjet e borës dhe mjegulla e vështirësuan komunikacionin në grykën Karabet në lartësi mbidetare prej tre mijë metrave. Kompetentët i paralajmërojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm.

Bora e parë tashmë ra në rajonin e qendrës së njohur turke të skijimit, Palandoken në qarkun lindor Erzurum, lajmëroi agjencia Anadollu.

Reshje të borës në viset më të larta dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut në rajonet më të ulëta u paraqitën edhe në Hakjari, Turqinë juglindore. Shtresa e bardhë po formohet edhe në maje të malit lokal, Sumbil. ab/

Foto: ilustrimi Piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR