• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bollton: Liderët e huaj mendojnë se Trampi është një budalla qesharak, nuk ka njeri racional që beson se lufta mund të ndalet për 24 orë

Bollton: Liderët e huaj mendojnë se Trampi është një budalla qesharak, nuk ka njeri racional që beson se lufta mund të ndalet për 24 orë

Uashington, 18 maj 2023 (MIA) - Xhon Bollton, ish-këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, i udhëhequr nga Donald Tramp, për shefin e tij mbrëmë deklaroi se nuk ishte i përshtatshëm për të qenë president dhe se rrejshëm pohon se nëse ai bëhet president, mund ta ndalë luftën brenda 24 orësh.

Tramp ka hyrë në garë për nominimin për kandidat presidencial nga radhët e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2024.

"Trampi nuk është i përshtatshëm për të qenë president. Nuk ka njeri racional që beson se rusët dhe ukrainasit mund të bien dakord për diçka brenda 24 orëve", tha Bollton në një intervistë për Si-en-en. .

Deklarata vjen pasi Trampi në daljet e tij publike ka thënë disa herë se nëse bëhet president ai mund ta ndalë luftën për 24 orë.

Bollton vuri në dukje detajet e marrëdhënieve të Trampit me liderët e huaj, si ato të Kinës dhe Rusisë, duke thënë se ata e shihnin Trampin me tallje.

"Përshtypja se kundërshtarët e vlerësonin shumë Trampin, është e pasaktë. Liderët botërorë, veçanërisht ata autokratë, mendojnë se Trampi është një budalla qesharak", deklaroi Bolton, duke aluduar në takimet që Trampi i ka pasur me presidentin rus Vlladimir Putin dhe udhëheqësin kinez Si Xhinping, ku ai mori pjesë.

Sipas tij, nëse Tramp fitonte një mandat të dytë presidencial në zgjedhjet e vitit 2020, aleanca ushtarake e NATO-s do të dobësohej edhe më shumë dhe Rusia do të ishte shumë më e qetë në pushtimin e saj në Ukrainë. qa/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR