• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Në rajonin e NJPB Gjevgjeli për 100% është rritur aktiviteti zbulues në pjesën e tregtisë së palejuar me drogë dhe armë

Bojmacaliev: Në rajonin e NJPB Gjevgjeli për 100% është rritur aktiviteti zbulues në pjesën e tregtisë së palejuar me drogë dhe armë

Shkup, 11 mars 2024 

Sot, (11.03.2024) zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, gjatë vizitës së tij në Gjevgjeli, ka mbajtur takim pune me udhëheqësinë e SPB Strumicë, NJPB Gjevgjeli, në kuadër të takimeve në sektorët e punëve të brendshme në tërë territorin e tërë shtetit me qëllim të njohjes së rezultateve dhe  si dhe me aktivitetet e ardhshme.

“Dhe ky njësit organizativë gjatë vitit 2023 në mënyrë intensive ka ndërmarrë masa dhe aktivitete me synim zbatimin e prioriteteve të dhëna nga strategjia dhe kontrolli në drejtim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe të parandalimit dhe reduktimit të krimeve të regjistruara në zonën e Gjevgjelisë. Sipas strukturës së krimit, në NJPB Gjevgjeli në dy muajt e parë të vitit 2024, janë regjistruar gjithsej pesë vepra penale nga fusha e krimit ekonomik për persona fizikë, tre në janar dhe dy në shkurt, tha Bojmacaliev.

Në fushën e tregtisë së kundërligjshme të drogës dhe armëve, Bojmacaliev tha se gjatë këtyre dy muajve janë zbuluar dy ngjarje kriminale me pesë persona. Gjatë vitit 2023 janë parashtruar katër kallëzime penale sipas Ligjit për narkotikë dhe substanca psikotrope, që është 100% më shumë se në vitin 2022 dhe është konstatuar se ky trend vazhdon edhe këtë vit.

Në të njëjtën kohë, Bojmacaliev vuri në dukje rezultatet në lidhje me parandalimin e migracionit të kundërligjshëm. “Poashtu, është i rëndësishëm bashkëpunimi i përbashkët me Qendrën Rajonale “Jug” në fushën e frenimit të migracionit të kundërligjshëm, kështu që janë ngritur gjashtë kallëzime penale për gjashtë krime të kryera ndaj gjashtë autorëve dhe janë zbuluar 44 migrantë”, tha Bojmacaliev, me bindjen se NJPB Gjevgjeli si dhe njësitet tjera organizative do të vazhdojnë me punën policore që sjell rezultate të larta dhe garanton sigurinë e qytetarëve në nivelin më të lartë.

_________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

foto dhe video MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR