• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blumberg: SHBA-ja u ka thënë aleatëve se Rusia "këtë vit" mund të dërgojë armë bërthamore në hapësirë

Blumberg: SHBA-ja u ka thënë aleatëve se Rusia

Uashington, 21 shkurt 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i paralajmëruan aleatët e tyre se Rusia mund të lanson ose një armë bërthamore të gjallë ose një mbushje të rreme në hapësirë që në fillim të këtij vitit, sipas burimeve të paemëruara të njohura me këtë çështje, ndërsa të cilët biseduan me Blumberg.

SHBA-ja beson se Rusia po zhvillon një armë bërthamore anti-satelit hapësinore, detonacioni i të cilës mund të shkatërrojë gjithçka - nga komunikimet ushtarake deri te aplikacionet celulare për ndarjen e vozitjes, ngjashëm me Uber.

Sipas një burimi të paidentifikuar, SHBA beson se sistemi do të përfshijë një pajisje shpërthyese bërthamore të vendosur në orbitë. Presidenti rus Vladimir Putin tha dje se Rusia kundërshton vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë , ndërsa ministri i tij i mbrojtjes mohoi ashpër raportet se Rusia po zhvillon një aftësi bërthamore për hapësirën.

Raportet për një zhvillim të mundshëm rus u paraqitën pasi kryetari i Komitetit të intelegjencës së Dhomës përfaqësuese dha një deklaratë kritike më 14 shkurt, duke paralajmëruar për një "kërcënim serioz për sigurinë kombëtare".

Shenja më e qartë se Uashingtoni beson se Moska po punon për një armë bërthamore anti-satelit hapësinore, ishte komenti i një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë të enjten se SHBA-ja beson se sistemi në zhvillim do të shkelë Marrëveshjen mbi Parimet e aktiviteteve të shteteve në eksplorim dhe përdorim të hapësirës.

Marrëveshja nga viti 1967 u ndalon nënshkruesve të tij - përfshirë Rusinë dhe SHBA-në të vendosin "në orbitën e vendit objekte që mbajnë armë bërthamore ose lloje të tjera të armëve për shkatërrim masiv". ls/

Foto: Arkivi EPA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR