• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blumberg: SHBA ka propozuar emetimin e bonove për të financuar ndihmën për Ukrainën

Blumberg: SHBA ka propozuar emetimin e bonove për të financuar ndihmën për Ukrainën

Uashington, 22 mars 2024 (MIA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë propozuar aleatëve të G-7 që të krijojnë një mekanizëm të posaçëm për emetimin e bonove në vlerë prej 50 miliardë dollarësh, të cilat do të sigurohen nga fitimet e aseteve të ngrira ruse, raporton Blumberg.

Agjencia thekson se bisedimet për këtë projekt janë ende në fazën paraprake. Propozimi parashikon mbledhjen e 280 miliardë dollarëve të aseteve ruse që janë ngrirë në llogari të ndryshme në vendet e G-7 dhe në Bashkimin Evropian.

Më shumë se dy të tretat e këtyre letrave me vlerë janë të bllokuara nga BE. Këto mjete sjellin rreth 3.6 miliardë dollarë fitime vjetore. Të ardhurat nga emetimi i propozuar i obligacioneve do të jenë gati 60 miliardë dollarë.

Disa vende anëtare të G-7 si Gjermania dhe Franca kanë shprehur tashmë kujdes në lidhje me idenë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR