• e premte, 27 dhjetor 2024

Blumberg: Kina nuk do ta bindë lehtë botën mbi neutralitetin e saj rreth luftës në Ukrainë

Blumberg: Kina nuk do ta bindë lehtë botën mbi neutralitetin e saj rreth luftës në Ukrainë

Pekin, 20 shkurt 2023 (MIA) – Blumberg sot publikoi se një vit pas shpalljes së partneritetit të pakufizuar me Rusinë, Kina tani po tenton ta bindë botën se është një aktor neutral që mund të ndihmojë t’i jepet fund luftës në Ukrainë.

Agjencia në analizën e saj të fundit thekson se këshilltari shtetëror kinez, Vang Ji në ditët në vazhdim duhet ta vizitojë Moskën për të paraqitur propozim të ri paqeje për ndërprerje të konfliktit të nisur nga presidenti rus Vlladimir Putin.

SHBA hodhi poshtë përpjekjet e Pekinit, ndërsa Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken e akuzoi Kinën se fshehurazi mendon nëse do të dërgojë armë në Rusi, duke theksuar se ata "ende nuk e kanë kaluar atë vijë".

Blumberg madje publikoi se gjatë një "përplasje verbale" të djeshme në Forumin e Sigurisë në Munih, Vang dhe Blinken nuk arritën të bien dakord për shumë pika që tregon se problemet midis ekonomive më të mëdha në botë janë shumë më të thella se balona e supozuar e spiunazhit që ka tronditur marrëdhëniet këtë muaj dhe tani lufta në Ukrainë po bëhet një çështje kyçe për të dyja palët në formësimin e narrativeve globale.

Bashkëpunëtori i lartë i Fakultetit të studimeve ndërkombëtare Raxharatam dhe bashkëautori i një libri mbi politikën e jashtme kineze, Rafaello Pantuçi, thotë se ai "nuk ka dyshim për dëshirën e Pekinit për paqe", por njëherësh "propozimi duket i jashtëzakonshëm”.

“Për të qenë e kredibile, Kina duhet të shihet si një aktor i pavarur, por ajo qartë ka zgjedhur anë në këtë konflikt”, tha Pantuçi. 

QËNDRONI TË LIDHUR