• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Blumberg: Hamasi merr rreth 12 milionë dollarë në muaj nga organizatat bamirëse

Blumberg: Hamasi merr rreth 12 milionë dollarë në muaj nga organizatat bamirëse

Gazë, 25 janar 2024 (MIA) - Grupi militant palestinez Hamas merr 8 deri në 12 milionë dollarë në muaj nga organizatat që gjoja mbledhin ndihmë humanitare për Gazën, shkruan Blumberg, duke cituar disa zyrtarë të paidentifikuar në Byronë kombëtare për luftë kundër terrorizmit të Izraelit, si dhe një zyrtar i lartë i paidentifikuar amerikan.

Izraeli dhe SHBA-ja besojnë se organizatat që gjoja mbledhin mjete për civilët në Gazë në fakt dërgojnë miliona dollarë për Hamasin.

Persona zyrtarë vlerësojnë se Hamasi merr 8-12 milionë dollarë në muaj, kryesisht përmes grupeve të tilla humanitare, që i mundëson të shmangë sanksionet ndërkombëtare, dicka në të cilën ka përvojë të gjatë. Uashingtoni është i vendosur t'i japë fund këtij fenomeni, sipas zyrtarit amerikan.

Përfaqësues të Hamasi publikisht bëjnë thirrje për donacione monetare për luftën e tyre kundër Izraelit.

"Ky nuk është vetëm një problem humanitar, pavarësisht rëndësisë dhe nevojës së madhe të Gazës për çfarëdo lloj ndihme që mund të marrë", tha Ismail Hanije, lider politik i Hamasit në janar. "Ky është xhihad financiar".

Izraeli ka përforcuar përpjekjet me aleatët e tij për të kundërshtuar mbledhjen e fondeve të Hamasit. Vendi është pjesë e një grupi pune prej 16 kombeve të formuar që nga lufta për të monitoruar aktivitetet financiare të grupit. Anëtarë të tjerë janë Gjermania, Holanda, Britania e Madhe dhe Kanada. ls/ 

Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR