Bllumberg: Shtëpia e Bardhë mbështetë konfiskimin e një pjese të aktiveve të ngrira ruse
- Administrata e presidentit, Xho Bajden e mbështetë përgatitjen e ligjit që do të mundësojë konfiskim të një pjese të aktiveve të ngrira ruse në vlerë prej 300 miliardë dollarëve që do të përdoreshin për ripërtëritjen e Ukrainës.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:20, 11 janar, 2024
Uashington, 11 janar 2024 (MIA) - Administrata e presidentit, Xho Bajden e mbështetë përgatitjen e ligjit që do të mundësojë konfiskim të një pjese të aktiveve të ngrira ruse në vlerë prej 300 miliardë dollarëve që do të përdoreshin për ripërtëritjen e Ukrainës.
Sipas raportit të Bllumbergut të publikuar mbrëmë, Shtëpia e Bardhë është angazhuar ta mbështesë Kongresin për një projekt ligj të tillë për financim të mëtutjeshëm të mbështetjes për Ukrainën.
"Një projekt ligj i tillë do t'i jepte kompetenca pushtetit ekzekutiv të nevojshme për konfiskim të aktiveve sovrane ruse në dobi të Ukrainës", ceket në dokumentin e Këshillit për siguri nacionale.
Bajden e mbështetë hapin e këtillë sepse republikanët në Kongres bllokojnë ndarjen e 60 miliardë dollarëve ndihmë financiare për Ukrainën, pjesërisht edhe për shkak të shqetësimit që barra financiare për Uashongtonin është tejet e rëndë, shkruan Bllumberg.
Gjithashtu, administrata do ta harminizonte atë masë me aleatët nga G-7-shi, posaçërisht ata nga Evropa, ku rruhen rreth 200 miliardë dollarë aktive të ngrira ruse.
Këshilli për siguri nacionale mbështetë një kompetencë të tillë si pjesë të një sërë instrumentesh të shqyrtuar nga SHBA-ja që Rusia të detyrohet të paguajë për dëmet nga lufta.
Sipas Bankës botërore, ripërtëritja e Ukrainës do të kushtonte rreth 411 miliardë dollarë. ab/
Foto: МIА arkivi