• e shtunë, 23 nëntor 2024

Blinkeni: Zgjedhjet në Rusi janë jodemokratike, të mbajtura në një atmosferë represioni intensiv

Blinkeni: Zgjedhjet në Rusi janë jodemokratike, të mbajtura në një atmosferë represioni intensiv

 Uashington, 19 mars 2024 (MIA)  - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni sot vlerësoi  se zgjedhjet presidenciale në Rusi ishin jodemokratike dhe se janë mbajtur në një atmosferë, siç tha, "represioni intensiv të zërave të pavarur dhe burgosje, vdekje apo ekzil i pothuajse të gjithë opozitës reale politike".

"Kremlini  sistematikisht i margjinalizon grupet që angazhohen  për procese demokratike dhe sundimin e ligjit, duke përfshirë vëzhguesit e zgjedhjeve. Autoritetet ruse, gjithashtu, refuzuan të regjistrojnë kandidatët presidencialë kundër luftës me pretekst të rremë dhe nuk e ftuan Zyrën për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Bashkëpunim në Evropë ose ndonjë organizatë ndërkombëtare të besueshme për të vëzhguar votimin", tha Blinkeni në një deklaratë të Departamenti i Shtetit. 

 Ai shtoi se këto hapa  ilustrojnë "në çfarë shkalle Kremlini ua ka shkurtuar qytetarëve të tij procesin demokratik  transparent dhe rëndësishëm".

 "Në këtë kontekst, këto zgjedhje mund të cilësohen vetëm si jodemokratike", tha sekretari amerikan i shtetit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR