• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinkeni u takua me homologun e tij kinez Vang Ji në Laos

Blinkeni u takua me homologun e tij kinez Vang Ji në Laos

Vientian, 27 korrik 2024 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të SHBA-së dhe Kinës, Entoni Blinken dhe Vang Ji sot mbajtën takim të rrallë në Laos për shkak të tensioneve në Detin e Kinës Jugore dhe afrimin në Pekin dhe Moskë. 

Blinkeni mëngjesin e sotëm mbërriti në Laos dhe e filloi turin e ri përgjatë Azisë gjatë të cilit duhet ta konfirmojë lidershipin amerikan përkundër ndikimit të rritur të Kinës. 

Prioritet i turit të tij është promovimi i "rajonit të lirë, të hapur dhe të përparuar indo-paqësor", termin që shfrytëzohet në SHBA që të shënohet zona aziatike  - paqësore e çliruar nga ndikimi, mënyrë e fshehtë për kritikimin e Kinës dhe ambicieve të saja ekonomike, territoriale dhe strategjike në rajon. 

Pak para fillimit të takimit me Vang Ji, Blinkeni i dënoi "veprimet e jashtëligjshme" të Pekinit në Detin e Kinës Jugore, gjatë takimit të ministratve të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Asociacionit të Kombeve nga Azia Juglindore (ASEAN). 

Ky është turi i 18-të i Blinkenit në Azi pasi e mori funksionin para më shumë se tre viteve. Gjatë turit, përveç Laosit, Blinkeni do t'i vizitojë edhe Vietnamin, Japoninë, Filipinet, Singaporin dhe Mongolinë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s


 

QËNDRONI TË LIDHUR