• e martë, 24 dhjetor 2024

Blinkeni: Tranzicioni politik në Siri duhet të sjellë një pushtet që nuk do të bazohet në vlera religjioze

Blinkeni: Tranzicioni politik në Siri duhet të sjellë një pushtet që nuk do të bazohet në vlera religjioze

 Uashington, 10 dhjetor 2024 (MIA) - SHBA-ja plotësisht e mbështet procesin e tranzicionit politik në Siri dhe dëshirojnë që ai të çojë në një qeveri të besueshme dhe gjithëpërfshirëse që nuk bazohet në komunitetet fetare dhe që përmbush standardet ndërkombëtare të transparencës dhe llogaridhënies, deklaroi sot Sekretari i Shtetit Antoni Blinken, cituar nga mediat britanike.

 "Procesi i tranzicionit dhe qeveria e re, gjithashtu, duhet të përmbushin angazhimet e qarta për të respektuar plotësisht të drejtat e pakicave, për të mbështetur rrjedhën e ndihmave humanitare për të gjithë atyre që u nevojitet, për të parandaluar përdorimin e Sirisë si bazë për terrorizmin ose për të përfaqësuar kërcënim për fqinjët e tyre dhe për të siguruar që të gjitha rezervat e armëve kimike ose biologjike të sigurohen dhe të shkatërrohen në mënyrë të sigurt", theksoi Blinkeni.

 "SHBA-ja do të njohin dhe mbështesin plotësisht çdo qeveri të ardhshme të Sirisë që do të formohet si rezultat i këtij procesi", thuhet në kumtesë.

 Ndërkohë, përfaqësuesja e re e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kalas, tha se kishte shqetësim legjitim në lidhje me rreziqet e dhunës me bazë fetare në Siri, si dhe një ringjallje të ekstremizmit në vend.

 Kalasi, gjithashtu, në  seancën e komisionit në Parlamentin Evropian tha se rënia e regjimit të Bashar al-Asadit paraqet një goditje për presidentin rus Vladimir Putinin dhe Iranin.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR