• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinkeni "thellë i shqetësuar" për shkak të arrestimit rus të gazetarit amerikan

Blinkeni

Uashington, 30 mars 2023 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken sot deklaroi se është "thellë i shqetësuar" nga arrestimi rus i gazetarit amerikan dhe i dënoi përpjekjet e Moskës që t'i "dënojë" mediat. 

"Jemi thellë të shqetësuar për arrestimin e publikuar të një shtetasi amerikan - gazetar në Rusi," tha Blinkeni në një deklaratë, duke menduar për gazetarin e "Uall Strit Zhurnall", Evan Gershkoviç.

SHBA-ja në përgjithësi shmang emrat e shtetasve të arrestuar jashtë vendit pa marrë leje zyrtare nga familjet e tyre. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR