• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Blinkeni shkon në Izrael, pritet të kryejë presion për marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës

Blinkeni shkon në Izrael,  pritet të kryejë presion  për marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës

 Uashington, 18 gusht 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinkeni sot pritet të arrijë në Izrael, pasi negociatat për armëpushim në konfliktin e Gazës kanë arritur në një fazë kritike, njoftoi DPA.

Blinkeni planifikon të "vazhdojë përpjekjet intensive diplomatike" në terren në Izrael, deklaroi në Uashington zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, përpara nisjes së tij. 

"Sekretari Blinken do ta theksojë nevojën kritike për të gjitha palët në rajon për të shmangur përshkallëzimin ose çdo veprim tjetër që mund ta minojnë aftësinë për finalizimin e marrëveshje", tha zëdhënësi.

Negociatat u ndërprenë të premten. Ndërmjetësuesit Egjipti, Katari dhe SHBA-ja nuk arritën   përparim midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas. 

 Sipas deklaratës së përbashkët, bisedimet dyditore në kryeqytetin e Katarit Doha ishin konstruktive. Një tjetër takim i nivelit të lartë është planifikuar të zhvillohet në Kajro para fundit të javës së ardhshme.

Qeveria amerikane shpreh besim në negociatat për një armëpushim në konfliktin në Gazë dhe në të njëjtën kohë kërkon gatishmëri për kompromis. 

 "Jemi më afër se kurrë", deklaroi presidenti amerikan Xho Bajdeni para gazetarëve në margjinat e një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Sipas tre ndërmjetësuesve, ka një propozim që synon të reduktojë "zbrazëtirat e mbetura". Kjo është në përputhje me parimet e planit të paqes që Bajdeni e paraqiti në fund të majit. 

 Plani fillimisht kërkon një armëpushim të plotë dhe të pacaktuar prej gjashtë javë. Gjatë kësaj periudhe, një grup i caktuar pengjesh të mbajtura nga Hamasi do të lirohet. Në këmbim, palestinezët e burgosur në Izrael do të lirohen.

Pas kësaj, luftimet do të pushojnë përgjithmonë dhe pengjet e mbetura do të lirohen. Në fazën e fundit do të nisë rindërtimi i Gazës, thekson DPA.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR