Blinkeni: Përfshirja e koreanoveriorëve në armiqësitë në Ukrainë do të marrë përgjigje të fortë
- Përfshirja e koreanoveriorëve në armiqësitë në Ukrainë do të marrë sinjal të fortë, deklaroi sot sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rute në selinë e aleancës në Bruksel.
- Post By Sara Ademi
- 10:14, 13 nëntor, 2024
Uashington, 13 nëntor 2024 (MIA) - Përfshirja e koreanoveriorëve në armiqësitë në Ukrainë do të marrë sinjal të fortë, deklaroi sot sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rute në selinë e aleancës në Bruksel.
Blinkeni theksoi se bisedat e tij në NATO janë të lidhura me vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën. Aleanca ka ende shumë punë për përforcimin e kompleksit ushtarako-industrial, shpenzimet duhet të rriten që të sigurohen kapacitetet e nevojshme, shtoi ai. Sipas tij, 23 vende të NATO-s tashmë e plotësojnë qëllimin për shpenzime për mbrojtje prej të paktën dy për qind e PBB-së. NATO-ja ka rol vendimtar për sigurinë e SHBA-së, thekson sekretari shtetëror.
Duhet ta rrisim prodhimtarinë ushtarake dhe të investojmë më shumë në mbrojtje, theksoi Rute. Falë mbështetjes amerikane, Ukraina qëndroi dhe Rusia nuk fitoi në luftë. Duhet të bëjmë më shumë që forcat ukrainase të mund t'i kundërshtojnë rusët", shtoi ai.
Sipas tij, ushtria koreanoveriore në vijën ukrainase krijon kërcënim shtesë dhe rrit aftësinë e presidentit rus Vladimir Putin të shkaktojë dëm. Putini i siguron teknologji raketore Phenianit, ndërsa kjo paraqet rrezik jo vetëm për Evropën, por edhe për SHBA-në, Japoninë, Korenë Jugore, theksoi Rute. sa/
foto: Arkivi i MIA-s