• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Blinkeni për vizitë të re në Lindjen e Afërt

Blinkeni për vizitë të re në Lindjen e Afërt

Uashington, 20 mars 2024 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken është në vizitën e tij të gjashtë në Lindjen e Afërt nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit. 

Siç bëri të ditur Departamenti i Shtetit, vizita e Blinkenit është me qëllim që të arrihet marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve izraelite. 

Është paraparë që Blinkeni në Xhide të takohet me liderët e Arabisë Saudite, ndërsa në Kajro do të ketë takime me përfaqësuesit egjiptianë. Egjipti dhe Katari ndërmjetësojnë që të mundësohet ndihmë më e madhe humanitare për Rripin e Gazës. 

Blinkeni gjatë kohës së vizitës në Lindjen e Afërt nuk do ta vizitojë Izraelin. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR