• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinkeni për vizitë në Britaninë e Madhe, Irlandë, Vietnam dhe Japoni

Blinkeni për vizitë në Britaninë e Madhe, Irlandë, Vietnam dhe Japoni

Uashington, 10 prill 2023 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken prej nesër e deri më 18 prill do t'i vizitojë Britaninë e Madhe, Irlandën, Vietnamin dhe Japoninë, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Blinkeni do të udhëtojë në Hanoj, të Vietnamit që t'i avancojë diskutimet kyçe me partnerët e Vietnamit në festimin e 10-vjetorit të partneritetit gjithpërfshirës të ndërsjellë. Është paraparë që Blinkeni të takohet me përfaqësues të lartë të Vietnamit, me të cilët do të bisedojë për vizionin e përbashkët për rajon Indian -Paqësor të lidhur, të prosperuar, paqësor dhe rezistues. 

Sekretari amerikan pastaj do të shkojë në Karuizava të Japonisë, që të marrë pjesë në Samitin e ministrave të Punëve të Jashtme të G7, në të cilin do të bisedohet për një varg çështjesh globale, duke përfshirë edhe luftën e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës, çarmatosjen bërthamore dhe mospërhapjen e ushqimit dhe sigurinë energjetike dhe avancimin e vizionit afirmues për Indo-Paqësor të lirë dhe hapur, bëhet e ditur në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Para udhëtimit në Azi, Blinkeni do ta shoqërojë presidentin amerikan Xho Bajden në udhëtimin në Britaninë e Madhe dhe Irlandë nga 11 deri më 14 prill. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR