• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Blinkeni nuk do të takohet me Lavrovin në Shkup, deklaroi një përfaqësues i lartë i Departamentit të Shtetit

Blinkeni nuk do të takohet me Lavrovin në Shkup, deklaroi një përfaqësues i lartë i Departamentit të Shtetit

Uashington, 29 nëntor 2023 (MIA) - Një përfaqësuesi i lartë i Departamentit të Shtetit sot deklaroi se nuk pret që Sekretari Amerikan i Shtetit Entoni Blinkeni të ketë ndonjë takim me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, gjatë takimit të nesërm të ministrave të punëve të jashtme të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk presim një takim”, tha një funksionar anonim", transmeton “Zëri i Amerikës” (VOA).

I pyetur për vendimin e Blinkenit për të marrë pjesë në samitin e OSBE-së, funksionari i  lartë i Departamentit të Shtetit tha se OSBE-ja është një institucion i rëndësishëm për përballje me çështjet politike dhe të të drejtave të njeriut në të gjithë Evropën.

"Sekretari do të jetë në Shkup në shenjë solidariteti me Maqedoninë e Veriut, e cila ka bërë një punë të shkëlqyer në një vit të vështirë si kryesues, si dhe për të shprehur solidaritet me anëtaret e tjera të OSBE-së”, thuhet në njoftimin zyrtar të Departamentit të Shtetit.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut i lejuan ministrit rus të Punëve të Jashtme të marrë pjesë në takimin e OSBE-së në Shkup, për këtë arsye Ukraina dhe vendet baltike po e bojkotojnë takimin, shton VOA.

"Prania e Lavrovit në takimin e OSBE-së në Shkup do t'i japë Moskës mundësi për të përhapur propagandë", kumtuan shefat e diplomacisë lituaneze, estoneze dhe letoneze. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR