• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinkeni nesër kthehet në Izrael

Blinkeni nesër kthehet në Izrael

Uashington, 15 tetor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken nesër sërish do ta vizitojë Izraelin dhe do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe përfaqësues të tjerë izraelitë, bëri të ditur sot zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Metju Miler.

Blinkeni për momentin është në Kajro, një stacion kalimi nga vizita e tij në Lindjen e Mesme,  pas sulmit mbi Izraelin më 7 tetor nga grupi militant palestinez Hamas, raportoi Si-En-En-i.

Blinkeni në katër ditët e fundit e vizitoi Izraelin, ndërsa më pas Jordaninë, Katarin, Bahreinin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR