• e diel, 24 nëntor 2024

Blinkeni në turne disaditëshe në Egjipt, Kamboxhia, Indonezi dhe Tajlandë

Blinkeni në turne disaditëshe në Egjipt, Kamboxhia, Indonezi dhe Tajlandë
Uashington, 10 nëntor 2022 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken prej 11 e deri më 18 nëntor shkon në turne disaditëshe në Egjipt dhe disa vende të Azisë juglindore dhe lindore, informuan sot nga Departamenti i Shtetit amerikan. "Sekretari Blinken nesër është në Sharm El Sheik ku do t'i bashkëngjitet presidentit Bajden në Konferencën Klimatike të KB-së (KOP27) për avancimin e përpjekjeve të SHBA-së për përforcimin e planeve globale klimatike", informoi zëdhënësi Ned Prajs. Blinkeni do ta mbështesë presidentin në thirrjen që vendet t'i zbatojnë angazhimet për luftën me ndryshimet klimatike, ndërsa në inkurajim që t'i harmonizojnë planet e tyre nacionale të determinuara për ulje të ngrohjes globale për 1,5 gradë Celsius sipas konkluzioneve të Marrëveshjes së Parisit, tha Prajs. Gjithashtu edhe që të sigurohet se KOP27 u përgjigjet prioriteteve dhe nevojave të kontinentit të Afrikës dhe të gjitha vendeve dhe bashkësive të tjera të ndjeshme. Në Kamboxhia, Blinkeni do të udhëtojë më 12 dhe 13 nëntor në mbështetje të pjesëmarrjes së Bajdenit në samitet e SHBA-së me Asociacionin e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe me Kombet e Azisë Lindore. "Presidenti dhe sekretari shtetëror përsëri do ta theksojnë partneritetin tonë me ASEAN", deklaroi Prajs. Prej 13 deri më 16 nëntor Blinkeni është në Bali të Indonezisë në mbështetje të pjesëmarrjes së presidentit në samitin e liderëve të G-20. Më 16 dhe 17 nëntor në Bangkok të Tajlandës, sekretari shtetëror është në promovimin e politikave ekonomike për tregti të lirë, korrekte dhe të hapur dhe investime, si dhe zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm në rajonin e Azisë dhe Oqeanit të Qetë, në takimin e ministrave të Bashkëpunimit Ekonomik të Azisë dhe Oqeanit të Qetë (APEK). Në samitin e APEK-ut merr pjesë edhe nënpresidentja Kamala Haris. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR