• e premte, 27 dhjetor 2024

Blinkeni insiston në qëndrim të qartë të G7 për konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit

Blinkeni insiston në qëndrim të qartë të G7 për konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit

Tokio, 7 nëntor 2023 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken sot ju bëri thirrje ministrave të vendeve të G7, të cilët po takohen në Tokio, të shprehin qëndrim të qartë për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. 

Ky është moment shumë i rëndësishëm në lidhje me këtë krizë dhe G7 duhet qartë dhe njëzëri të prononcohet, deklaroi Blinkeni pas takimit me homologun e tij japonez Joko Kamikava dhe darkës me ministrat e punëve të jashtme të vendeve të G7.

Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të G7 sot dhe nesër po mbajnë takim në Tokio. 

Në takim do të bisedohet për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, luftën në Ukrainë, si dhe çështje të tjera nga Kaukazi deri në Azi dhe Paqësor. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR