• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinkeni drejtuar Gallantit: SHBA-ja do të jetë me Izraelin kundër kërcënimeve iraniane

Blinkeni drejtuar Gallantit: SHBA-ja do të jetë me Izraelin kundër kërcënimeve iraniane

 Uashington, 11 prill 2024 (MIA) -  Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni, në një bisedë telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Joav Galant deklaroi se SHBA-ja do të qëndrojë në krah të Izraelit kundër çdo kërcënimi nga Irani dhe mbështetësit e tij dhe përsëriti se Uashingtoni e mbështet sigurinë e Izraelit, bëri mtë ditur Departamenti i Shtetit.

 Në kumtesë theksohet se Blinkeni dhe Galanti kanë biseduar edhe për përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të cilat i mban Hamasi sipas marrëveshjes së jasht[zakonshme  për armëpushim në Rripin e Gazës.

 Blinkeni i përshëndeti paralajmërimet e fundit të Izraelit për hapa urgjentë për lehtësim  të hyrjes së ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke përsëritur se incidente të tilla si sulmi ndaj punonjësve të ndihmës në Kuzhinën Qendrore Botërore (WCK) kurrë më nuk duhet të përsëriten.

 Blinkeni theksoi se SHBA-ja pret që Izraeli t'i zbatojë shpejt detyrimet e tij për ndihmën humanitare, theksohet  në kumtesën e Departamenti i Shtetit.

Foto: MM e Izraelit 

 

QËNDRONI TË LIDHUR