• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Blinkeni dhe Mohamed bin Salman biseduan për ndërprerje urgjente të armiqësive në Gazë

Blinkeni dhe Mohamed bin Salman biseduan për ndërprerje urgjente të armiqësive në Gazë

Riad, 21 mars 2024 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken ka biseduar në Xhedë me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman, për nevojën urgjente që të ndërpriten armiqësitë në Gazë.

Bin Salman dhe Blinkeni biseduan për "ngjarjet në Rripin e Gazës dhe rajon, si dhe për përpjekjet për ndërprerjen e operacioneve ushtarake", njoftoi Si-En-En, duke i cituar mediat saudite. 

Ata biseduan edhe për sigurinë dhe situatën humanitare në rajon. Blinkeni, i cili është në turne në Lindjen e Afërt, tha se bisedimet për armëpushim në Gazë, për të cilin lirimi i pengjeve të cilat i mbante Hamasi është një nga çështjet kyçe, "i afrohen" marrëveshjes. 

"Mendoj se dallimet ulen dhe marrëveshja është shumë e mundur", tha Blinkeni në Xhedë, sipas transkriptit të publikuar nga Departamenti i Shtetit. 

Blinkeni sot do të udhëtojë për në Egjipt ku do të takohet me liderët arabë, ndërsa të premten do ta vizitojë Izraelin. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR