• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Blinken: Ukraina gjendet në një "fazë kritike" në luftën me Rusinë

Blinken: Ukraina gjendet në një

Paris,  2 prill 2024 (MIA) - Ukraina ndodhet në një "fazë kritike" të luftës me Rusinë dhe urgjentisht ka nevojë për më shumë ndihmë nga Perëndimi, deklaroi sot Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken.

Ai shprehu keqardhje për ngërçin në Kongresin e SHBA-së për një pako ndihme ushtarake me vlerë dhjetëra miliarda dollarë për Kievin.

"Absolutisht është thelbësore që ne t'u japim ukrainasve atë që ata kanë nevojë për t'u mbrojtur, veçanërisht në aspektin e municioneve dhe mbrojtjes ajrore. Kjo është një arsye tjetër pse kërkesa buxhetore shtesë që presidenti (Xho) Bajden i dërgoi Kongresit duhet të përmbushet sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Blinken për gazetarët gjatë vizitës në Francë.

Bajdeni i ka kërkuar Dhomës së përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët që të miratojë pakon e ndihmës ushtarake dhe financiare, por kryetari i Dhomës së përfaqësuesve Majk Xhonson e ka vonuar realizimin e votimit për këtë çështje me muaj, duke përmendur prioritete të tjera të brendshme.

Blinkeni dhe ministri francez i mbrojtjes Sebastien Lekornu më herët sot vizituan fabrikën ku prodhuesi i armëve "Nekster" prodhon obusët "Cezar". Lekornu tha se "Nekster" po punon për të rritur prodhimin në dy obusë "Cezar" në muaj nga ato gjashtë momental. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR