• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Blinken thotë se 8.000 koreanoveriorë në kufirin me Rusinë janë të gatshëm për luftë në Ukrainë

Blinken thotë se 8.000 koreanoveriorë në kufirin me Rusinë janë të gatshëm për luftë në Ukrainë

Uashington, 31 tetor 2024 (MIA) - Rreth 8.000 ushtarë të Koresë së Veriut mbërritën në rajonin kufitar rus Kursk dhe janë të gatshëm të hyjnë në luftën kundër forcave ukrainase në ditët në vijim, deklaroi sot sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken.

Blinkeni tha se nga 10.000 ushtarë koreanoveriorë për të cilët SHBA beson se kanë hyrë në Rusi, deri në 8.000 "janë sistemuar në rajonin Kursk", që kufizohet me Ukrainën.

"Nuk e kemi parë ende vendosjen e atyre trupave në luftime kundër forcave ukrainase, por ne do të presim që kjo të ndodhë në ditët në vijim," tha Blinken në një konferencë shtypi pas bisedimeve midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Rusia po trajnon ushtarët e Koresë së Veriut "në artileri, drone, operacione bazë të këmbësorisë, duke përfshirë pastrimin e llogoreve, gjë që tregon se ata synojnë plotësisht t'i përdorin këto forca në operacionet e vijës së parë", tha ai.

"Nëse ato trupa do të përfshiheshin në operacione luftarake ose mbështetëse luftarake kundër Ukrainës, ato do të bëheshin objektiva legjitime ushtarake", tha Blinken. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR