• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken të shtunën do të vizitojë Turqinë

Blinken të shtunën do të vizitojë Turqinë

Ankara 3 janar 2024 (MIA) -  Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken të shtunën do ta vizitojë Turqinë për të biseduar për çështje bilaterale dhe rajonale, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Hakin Fidan.

Blinken për herë të fundit e vizitoi Ankaranë në fillim të nëntorit, ku bisedoi me Fidanin rreth tre orë, përfshirë dhe për konfliktin izraelito-palestinez dhe kanditaturën e Suedisë për NATO, e cila duhet të ratifikohet në Parlamentin turk.

Vizita e sekretarit shtetëror amerikan në Turqi është pjesë e turnesë së tij të dytë në Lindjen e Afërt, prej kur pjesëtarët e Hamasit sulmuan shtetin hebrenj më 7 tetor.

Blinken do të vizitojë Lindjen e Afërt këtë javë, lajmëruan mediat amerikane. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR