• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Blinken: Suksesin e vendimeve izraelite do ta masim sipas situatës humanitare në Gazë

Blinken: Suksesin e vendimeve izraelite do ta masim sipas situatës humanitare në Gazë

Uashington, 5 prill 2024 (MIA) - SHBA-ja i përshëndet vendimet e fundit të Izraelit për të lejuar dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, por suksesi i tyre do të matet me rezultatet në terren, deklaroi sot Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken.

Duke folur me liderët e BE-së në Belgjikë, ai shtoi se SHBA-ja do të monitorojë se si do të zhvillohet situata në ditët dhe javët në vijim, raportojnë mediat britanike.

Blinken tha se Uashingtoni do të "monitorojë me kujdes" treguesit e veçantë si numri i kamionëve që mbërrijnë në Rripin e Gazës, si dhe vlerësimin e rrezikut të urisë.

Ai gjithashtu deklaroi se Izraeli duhet të sigurojë që popullsia të mbrohet në sulmet që i kryen në Gazë duke "maksimizuar të gjitha përpjekjet për të mbrojtur civilët".

Autoritetet izraelite kanë vendosur të hapin përkohësisht portin Ashdod për dërgesat humanitare dhe kalimin Erez në Rripin verior të Gazës, dhe gjithashtu do të rrisin sasinë e ndihmës jordaneze që hyn përmes kalimit Kerem Shalom.

Njoftimi izraelit erdhi disa orë pasi presidenti i SHBA-së Xhozef Bajden dhe Netanjahu folën për herë të parë që nga  sulmi i ushtrisë izraelite në Gazën qendrore në të cilin e humbën jetën shtatë punëtor humanitare nga Kuzhina Qendrore Botërore.

Presidenti amerikan ka lënë të kuptohet se politika e administratës së tij për luftën e Izraelit kundër Hamasit mund të ndryshojë në mënyrë dramatike nëse Izraeli nuk ndërmerr hapa për të mbrojtur më mirë punëtorët humanitare dhe për të rritur dërgesat e ushqimit në Gazë, dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm për ta bërë këtë, sipas Tajms of Izrael. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR