• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken shprehu shpresën se një kundërsulm i suksesshëm do ta detyronte Putinin të negocionte për paqe

Blinken shprehu shpresën se një kundërsulm i suksesshëm do ta detyronte Putinin të negocionte për paqe

Uashington, 13 qershor 2023 (MIA) - Shefi i doplomacisë amerikane, Entoni Blinken shprehu shpresën se një kundërofensivë e suksesshme ukrainase kundër forcave ruse mund ta detyrojë presidentin rus Vladimir Putin të negociojë për paqe.

“Një kundërofensivë e suksesshme mund të bëjë dy gjëra: të forcojë pozicionin e Ukrainës në tryezën e bisedimeve dhe të detyrojë Putinin të negociojë përfundimisht për t'i dhënë fund kësaj lufte që ai e filloi”, tha Blinken në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij italian Antonio Tajani.

“Në këtë kuptim, mund ta afrojë paqen, jo ta largojë atë”, shtoi ai në konferencën për shtyp.

Sekretari shtetëror amerikan shprehu besimin se forcat ukrainase do të bënin përparim pasi Kievi njoftoi dje se kishte rimarrë disa fshatra në rajonin lindor Doneck- fitimet e para territoriale që nga "kundërofensiva" e përmendur një ditë më parë nga Presidenti Volodimir Zelenski.

Por "është ende shumë herët" për të thënë se si do të zhvillohen ngjarjet, shtoi diplomati. ls/

Foto: Prinskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR