• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken: SHBA-ja e thekson edhe një herë angazhimin e thellë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Blinken: SHBA-ja e thekson edhe një herë angazhimin  e thellë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

 Uashington, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Të drejtat e njeriut u takojnë të gjithëve, ata janë universale, jo të dyfishta dhe të ndërvarura, ka shkruar sot sekretari shtetëror Entoni Blinkeni në Tuiter pas rastit të Ditës së të Drejtave të Njeriut, gjegjësisht dita kur është miratuar Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut.

"Sot, kur shënojmë 75 vjet nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, SHBA-ja përsëri e theksoi angazhimin e tyre të thellë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe për thirrjen e përgjegjësisë së shkelësve të saj”, shkroi Blinkeni.

 "Jetojmë sipas parimit se të gjithë njerëzit kanë lindur të lirë dhe të barabartë me të drejtat e lindura të njeriut. Ky parim, prodhim i largpamësisë dhe përulësisë së atyre që erdhën para nesh, u sendërtua 75 vjet më parë nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së kur e miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut”, thuhet në njoftimin e  Departamentit të Shtetit.

 "DUDNJ tani është pranuar përafërsisht nga të gjitha vendet në botë dhe tregon se të drejtat e njeriut patjetër të jenë të mbrojtura në mënyrë të universale dhe jep standarde të përgjithshme për lirinë dhe dinjitetin e njerëzve", njoftoi Blinkeni.ss/

Foto: Arkivi MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR