• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Blinken: SHBA-ja do të ndajë rreth 300 milion dollarë për misionin multinacional për përballje me krizën në Haiti

Blinken: SHBA-ja do të ndajë rreth 300 milion dollarë për misionin multinacional për përballje me krizën në Haiti

Uashington, 12 mars 2024 (MIA) - SHBA ka premtuar edhe 100 milionë dollarë për misionin multinacional që është planifikuar për përballje me krizën në Haiti, me çka gjithsej do të japin 300 milionë dollarë, deklaroi dje sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken, cituar nga DPA.

Blinkeni deklaratën e dha në takimin mes shefave të qeverisë së Karaibeve në Kingston, Xhamajka.

Përveç kësaj, Sekretari i shtetit tha se SHBA-ja do t'i sigurojnë Haitit ndihmë humanitare në vlerë 33 milionë dollarë.

Në takimin në Kingston, në të cilën ka marrë pjesë dhe kryeministri kanadez Xhastin Trudo është diskutuar për propozimin e krijimit të këshillit presidencial kalimtar për përballje me krizën politike në këtë vend të karaibeve. Komuniteti i karaibeve kumtoi se kryeministri i Haitit, Ariel Anri ka pranuar të japë dorëheqje.

"Planifikohet të formohet një këshill presidencial prej shtatë anëtarësh që do të qeverisin Haitin në në periudhën e ardhshme e cila do të përfundojë me mbajtjen e zgjedhjeve. Këshilli presidencial do të emërojë një kryeministër të përkohshëm", deklaroi mbrëmë pas takimit kryetari i Komitetit të karaibeve dhe presidenti i Guajanës, Mohamed Irfan Ali.

DPA rikujton se në kërkesën e qeverisë së Haitit, Këshilli i sigurisë së KB-së në tetor ka urdhëruar vendosjen e një misioni policor shumëkombësh në ishull për t'u marrë me bandat kriminale në vend.

Zëdhënësi i KB-së dje deklaroi se për misionin deri më tani janë mbledhur vetëm 10.8 milion dollarë. Kongresi amerikan ende nuk ka miratuar shumicën e fondeve të premtuara amerikane për misionin.

Dhuna në Haiti ka dalë jashtë kontrollit në fund të muajit të kaluar, ndërsa në vendin e karaibeve për momentin është vendosur gjendje e jashtëzakonshme. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR