• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Blinken: SHBA është e fokusuar edhe në planin për "ditën e nesërme" në Rripin e Gazës

Blinken: SHBA është e fokusuar edhe në planin për

Dubai, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken paralajmëroi se SHBA-ja përkundër bisedimeve për luftën ndërmjet Izraelit dhe Hamasit është fokusuar edhe në planifikimin për "ditën e nesërme" në Rripin e Gazës dhe se këtë ai e ka diskutuar me kolegët e tij arabë sot në Dubai.

Përfaqësuesi i lartë i Departamentit të shtetit tha se Blinken u takua me ministrat e jashtëm të Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit, Jordanisë dhe Bahreinit, së bashku me zyrtarët e administratës palestineze në margjinat e konferencës së KB-së për klimën KOP28, në Dubai.

Blinkeni tha se sot me zyrtarët e shtetit arab diskutoi gjithashtu të ardhmen e Rripit të Gazës, ku Izraeli vazhdoi sulmet e tij pas përfundimit të një armëpushimi njëjavor me militantët palestinezë Hamas.

Në fund të udhëtimit të tij të tretë në rajonin e Lindjes së Mesme që nga 7 tetori, kur filloi konflikti aktual midis Hamasit dhe Izraelit, ai shtoi se bisedimet e sotme ishin të fokusuara në situatën aktuale në Gazë, por edhe në "të nesërmen e konfliktit" dhe si të krijohet "paqe e qëndrueshme dhe e sigurt".

"Si e shohim ne atë që po ndodh në vetë Gazën?" Si menaxhohet? Kush e garanton sigurinë? Si të fillojmë të rindërtojmë? Dhe më e rëndësishmja, si të fillohet rruga drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Për ne, duhet të rezultojë në një shtet për palestinezët”, theksoi Blinkeni.

Ai shtoi se shumë nga kjo "kërkon punë të palodhur, vendime të vështira, angazhime që vendet e ndryshme do të duhet të ndërmarrin".

Qëllimi i udhëtimit të dytë, tha ai, ishte të promovonte një pauzë humanitare në konflikt që do të lejonte më shumë pengje të largoheshin dhe ndihma të hynte në enklavën palestineze, gjë që u arrit menjëherë pas largimit të tij.

Sipas tij, qëllimet e udhëtimit të tretë, në të cilin ai është aktualisht, janë të sigurojë lirimin e pengjeve shtesë, të lehtësojë përshpejtimin e një fluksi më të madh të ndihmës humanitare dhe të sigurojë që Izraeli të ndërmarrë aktivitete për të mbrojtur civilët gjatë vazhdimit në operacionin e tij ushtarak.

Gjatë qëndrimit të djeshëm në Tel Aviv, Blinkeni tha se administrata amerikane aktualisht është e fokusuar në punën me partnerët për të zgjatur pauzën në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit dhe i bëri thirrje Izraelit të krijojë të ashtuquajturat "zona të sigurta" për palestinezët para vazhdimit të konfliktit. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR