• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken: Sanksione për Iranin pas dërgimit të raketave balistike për Rusinë

Blinken: Sanksione për Iranin pas dërgimit të raketave balistike për Rusinë

Uashington, 10 shtator 2024 (MIA) - SHBA-ja sot do të vendos sanksione të reja kundër Iranit, pasi Republika Islamike dërgoi raketa balistike në Rusi, edhe krahas paralajmërimeve nga Perëndimi, kumtoi sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken gjatë një vizite në Londër.

Blinken shtoi se në javët e ardhshme Rusia me siguri do të përdorë raketat në luftën kundër Ukrainës. Moska gjithashtu bashkëpunon me Teheranin në teknologjinë bërthamore.

"Vëzhgojmë një tendencë shqetësuese të rritjes së mbështetjes iraniane për Kremlinin, ndërsa sot diskutuam vendosmërinë tonë për të parandaluar Teheranin në destabilizimin e rajonit", deklaroi Blinken.

Sipas tij, dërgimi i raketave balistike në Rusi kërcënon sigurinë evropiane. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR