• e premte, 27 dhjetor 2024

Blinken: Rusia po dërgon forca elitare si pjesë e agresionit të saj kundër Ukrainës

Blinken: Rusia po dërgon forca elitare si pjesë e agresionit të saj kundër Ukrainës
Uashington, 18 shkurt 2022 (MIA) - Jemi thellësisht të shqetësuar që Rusia nuk ka zgjedhur rrugën e diplomacisë dhe gjithçka që vërejmë, përfshirë atë që ka ndodhur në 48 orët e fundit, është pjesë e një skenari që tashmë po luhet duke krijuar provokime false, deklaroi sot sekretari shtetëror i SHBA-s Entoni Blinken në Konferencën për Siguri të Mynihut. “Është shumë e rëndësishme të hedhim dritë mbi atë që shohim. Ndoshta kjo do ta shtyjë Rusinë në një drejtim tjetër. Ne mbetemi plotësisht të përgatitur... për t'u angazhuar në diplomaci, por mendoj se duhet të jemi të informuar për historinë”, deklaroi Blinken. Ai theksoi për vitit 2014 dhe 2008 me aneksimin e gadishullit të Krimesë dhe konfliktin në Ukrainën lindore dhe pushtimin e pjesëve të Gjeorgjisë, dhe se e njëjta gjë po ndodh tani. “Ajo që po shohim është se Rusia, pavarësisht se pretendon se po tërhiqet nga kufiri, nuk po e bën këtë, përkundrazi, ne po shohim forca shtesë që vijnë në kufi, përfshirë forcat elitare që do të ishin pjesë e agresionit”, tha Blinken. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR