• e premte, 27 dhjetor 2024

Blinken: Putini ishte në prag të Kievit, ndërsa tani duhej ta mbrojë Moskën

Blinken: Putini ishte në prag të Kievit, ndërsa tani duhej ta mbrojë Moskën

Uashington, 25 qershor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken deklaroi se kryengritja e grupit privat të mercenarëve dhe kryesuesit të tyre Evgenij Prigozhin është "sfidë e drejtpërdrejtë për autoritetin e Putinit".

"Nëse e lini këtë në kontekst të para 16 muajve Putini ishte në prag të Kiveit, duke dashur ta pushtojë qytetin për disa ditë, për ta fshirë vendin nga harta. Tani ai duhej ta mbrojë Moskën, kryeqytetin e Rusisë nga mercenarët të cilët i krijo vet ai, deklaroi Blinken për tok-shoun në Si-Bi-Es Njuz "Face the Nation".

Ai shtoi se vendimi i Putinit për ta sulmuar Ukrainën krijoi kaos në vendin e tij.

"Do të thotë, kryengritja ngre çështje të thella, tregon krisje reale", vlerëson Blinken.

Sekretari amerikan vlerëson se është herët të flitet për të ardhmen e mercenarëve të cilët u rebeluan dje.

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR