• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken: Pushtimi rus në Ukrainë është dështim strategjik

Blinken: Pushtimi rus në Ukrainë është dështim strategjik

Athinë, 21 shkurt 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken e ka quajtur pushtimin rus ndaj Ukrainës "dështim strategjik", pasi presidenti rus Vlladimir Putin premtoi se "në mënyrë sistematike" do ta vazhdojë ofenzivën që filloi gati para një viti.

"Një vit prej se presidenti Putin e ka sulmuar Ukrainën. Qartë është se lufta e tij është dështim strategjik në çdo pikëpamje", tha Blinken në Athinë në fund të vizitës pesëditore në rajon.

"Askush nuk e dëshiroi këtë luftë. Askush nuk e dëshiron këtë luftë. Të gjithë dëshirojnë që ajo të përfundojë sa më shpejtë. Nëse lejojmë që kjo të vazhdojë pa u dënuar, atëherë do ta hapim Kutinë e Pandorës në botë", tha Blinken. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR