• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken për vizitë në Moldavi

Blinken për vizitë në Moldavi

Kishinau, 29 maj 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot arriti në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, destinacioni i parë i turnesë së tij në Evropë, me qëllim që të përforcohet përkrahja perëndimore për Ukrainën.

Turneu i Blinkenit është në të njëjtën kohë kur Ukraina tenton t'u përgjigjet sulmeve të intensifikuara ruse në pjesën lindore të vendit, ndërsa presidenti rus, Vlladimir Putin paralajmëroi se nëse Kievit i lejohet të shfrytëzojë armë perëndimore për të sulmuar territorin rus, kjo do të shkaktojë konflikt global.

Në Kishinau, Blinken do të takohet me presidenten e Moldavisë, Maja Sandu dhe funksionarë tjerë të lartë.

Pastaj Blinek do të udhëtojë për Pragë, që të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, që do të përqëndrohet në përgatitjet para Samitit të Aleancës, i cili do të mbahet në korrik në Uashington. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR