• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken për vizitë në Izrael si pjeës e përpjekjeve për arritjen e armëpushimit në Gazë

Blinken për vizitë në Izrael si pjeës e përpjekjeve për arritjen e armëpushimit në Gazë

Uashington, 22 mars 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot ka arritur në Izrael, si pjesë e përpjekjeve intensive diplomatike gjatë turneut në rajonin e Lindjes së Afërt për të arritur armëpushim të përhershëm dhe momental" në Gazë dhe të ndalohet ofensiva izraelite në Rafah.

Blinken duhet të takohet me kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe me kabinetin ushtarak të Izraelit, kumtoi Departamenti i Shtetit.

Pritet që kryediplomati amerikan të bëjë presion të ri ndaj Izraelit për të hequr dorë nga ofensiva në Rafah dhe të bëjë me dije për nevojën urgjente për dërgimin e ndihmës më të madhe humanitare për popullatën në Rripin e Gazës.

"Qëndrimi i jonë, i cili është shumë i qartë, është se operacioni i madh ushtarak në Rafah do të ishte gabim, diçka që ne nuk e përkrahim", deklaroi dje Blinken, transmetoi Si-En-En.

Kjo është vizita e gjashtë e Blinkenit në rajonin e Lindjes së Afërt nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, ndërsa zhvillohet paralelisht me bisedat që po udhëhiqen në Katar për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjëve.

Këshilli i Sigurimit të KB-së do të votojë për projekt-rezolutën amerikane me të cilën kërkohet armëpushim urgjent në Gazë. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR