• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken për vizitë në Arabinë Saudite, Jordani dhe Izrael

Blinken për vizitë në Arabinë Saudite, Jordani dhe Izrael

Riad, 29 prill 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken arriti në Riad, si pjesë e vizitës në rajon.

Blinkeni prej sot e deri të mërkurën do t'i vizitojë Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Izraelin, kumtoi Departamenti i Shtetit.

Siç u kumtua, në takimet do të bisedohet për përpjekjet për arritjen e armëpushimit në Gazë, gjë që do të sigurojë lirimin e pengjëve.

Shtohet se do të bisedohet edhe për rritjen e ndihmës humanitare për Gazën.

"Sekretari, po ashtu, do ta theksojë rëndësinë për pengimin e përhapjes së konfliktit dhe do të bisedohet për përpjekjet vijuese për arritjen e paqes së përhershme dhe sigurisë në rajon", kumtoi Departamenti i shtetit. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR